Fico: Pandemia në Shqipëri, si kudo në botë


Fico: Pandemia në Shqipëri, si kudo në botë

19:57 18/08/2020

“Rastet e shtrimeve brenda parashikimeve”

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, e ka cilësuar situatën e koronavirusit në vendin tonë të njëjtë me atë çfarë po ndodh sot në botë.

“Situata me të cilën ne sot kalojmë është jo e veçantë ose e ndryshme nga restoja e botës. Vijojmë të jemi pjesë e një pandemie globale, e cila ka uljet dhe ngritjet e saj”, tha Fico.

Sa i takon shtrimeve në spitale, drejtoresha e ISHP-së tha se sjellja e virusit në persona të ndryshëm është ende një proces studimi, por kapacitetet spitalore ende nuk janë ezauruar.

“E rëndësishme është që të kuptojmë se nuk jemi në kushtet e ezaurimit të kapaciteteve spitalore dhe pacientët e shtruar në dy spitalet trajtohen me protokolle të barasvlefshme me ato ndërkombëtare”, tha Fico.

Në vendin tonë që prej fillimit të qarkullimit të virusit janë infektuar 7654 persona, prej të cilëve 232 kanë ndërruar jetë.

Tv Klan






Të ngjashme