Fier, arrestohet i shumëkërkuari Fatmir Kallashi – (18 Maj 2001)


Fier, arrestohet i shumëkërkuari Fatmir Kallashi – (18 Maj 2001)

13:28 18/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Arrestohet nga policia e Fieri, i famshmi nga Patosi Fatmir Kallashi. Ky është 29 vjeçari Kallashi i njohur ndryshe dhe si Konti Monte Kristo, brenda në qelitë e komisariatit Fier. Kallashi u arrestua në flagrancë, pasi është autori i vrasjes së shtetasit Agim Shaha, para dy netësh në Fier, për motive të dobëta. Por Fatmir Kallashi është tepër i njohur për banorët e Patosit, policinë e Fierit madje dhe të Greqisë.

Ai u bë thuajse një legjendë për bashkëqytetarët e tij, pas arratisjes së bujshme vjet nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënimin prej 16 vitesh burg për trafik droge. Sipas autoriteteve të burgut grek, Fatmir Kallashi ka kryer arratisjen më të përkryer nga burgu. Me një limë natën vonë ka prerë hekurat e qelisë dhe me pas me një çarçaf ai ka zbritur në oborr nga ku është arratisur. Pak ditë më pas policia greke arreston një tjetër shqiptar Leonard Qyharin, i cili u akuzua se e kishte ndihmuar Fatmir Kallashin të arratisej nga burgu.

Ngjarja e bujshme atëherë pati alarmuar gjithë policinë dhe shtetin grek, duke detyruar dhe ministrin e Drejtësisë të shkonte vetë në burgun e Korfuzit. Që atëherë Fatmir Kallashi u shndërruar në legjendë, duke lënë vetëm fotografinë e tij në skedarët e policisë greke, që e shpalli në kërkim.

Por plot një vit më pas Fatmir Kallashi bëhet personash në vendlindje në Fier. Ai vret me armë Agim Shahën dhe vetëm pak orë më pas kapet nga policia fierake, pas një aksioni të shpejtë të drejtuar nga vetë drejtori Xhavid Shala./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme