Fier dhe Lushnje, policia sekuestron 43 kilogramë bimënarkotike (21 maj 2001)


Fier dhe Lushnje, policia sekuestron 43 kilogramë bimënarkotike (21 maj 2001)

11:10 21/05/2001

Gjatë një aksioni të kryer nga zyra rajonale e luftës kundër drogës në rrethin e Fierit, në fshatin Varibop të komunës së Cakranit janë sekuestrues bimë të canabis sativa. Pikërisht në familjen e një gruaje 38-vjeçare nënë e 4 fëmijëve dhe kryefamiljare. Gjatë këtij kontrolli iu gjetën 1350 rrënjë bimë canabis sativa të mbjella nëpër kubikë. Ndërkohë në këtë banesë u gjetën edhe 43 kilogramë bimë narkotike të përpunuar dhe të futur në thasë plastike.

38-vjeçarja i ka deklaruar policisë se kishte vetëm dy jabë që i kishte mbjellë këto bimë narkotike si e vetmja mënyrë për të mbajtur fëmijët e saj. Ndërkohë në qytetin e Lushnjes, policia ka arrestuar në flagrancë një 48 vjeçar pasi në banesën e tij janë gjetur 10 kilogramë bimë narkotike e papërpunuar si dhe një automatik model 56. Materialet e sekuestruar dhe për këtë person i janë përcjellë Prokurorisë./tvklan.al






Të ngjashme