Fier, filiali elektrik masa kundër vjedhjes së energjisë – (19 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Filiali elektrik i qytetit të Fierit, vazhdon të forcojë masat e sigurisë kundër vjedhjes së energjisë. Edhe pse janë ulur shifrat e vjedhjeve, drejtoria e këtij filiali ka filluar montimin e matësve të energjisë. Ndërkohë janë vendosur masa drastike për të gjithë ata që nuk kanë shlyer detyrimet. Për këtë është çuar një listë me 60 persona në gjykatën e Fierit për ndjekje penale.
Rritja e të ardhurave të arkëtimeve nga 50%, që ishin tre muaj më parë në 80%, kanë parametra premtuese për investime të tjera nga Banka Botërore, për një sasi matësish të cilët bllokojnë vjedhjen e energjisë elektrike./tvklan.al