13:48 14/03/2014Një trup njeriu i dekompozuar është gjetur sot në mëngjes në vendin e njohur si Ura e Koshovicës në Fier. Trupi i pajetë u gjet nga banorët e zonës.Sipas policisë, nga hetimet paraprake mendohet se viktima është mashkull, ndërsa dyshohet se mund të jetë mbytur në kanalin vaditës rreth 5 muaj më parë.Megjithatë do të jetë ekspretiza mjekoligjore që do të përcaktojë më saktë kohën dhe shkaqet e vdekjes së viktimës.Aktualisht policia po punon për identifikimin e tij.Redaksia/e.k