Fier, punonjësit e Albpetrol kundër largimeve nga puna


Fier, punonjësit e Albpetrol kundër largimeve nga puna

22:09 08/05/2014 albpetrol400 punonjës të albpetrol kanë protestuar lidhur me një urdhër verbal të drejtorit  të kompanisë për largimin e tyre nga puna.  Ata thonë se nuk kanë marrë një shkresë zyrtare, por se shefat e sektorëve u kanë komunikuar gojarisht largimin nga puna. Protesta u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kanë thënë se do të kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimet në Albpetrol. Kompania ka shkarkuar rreth 1 mijë e 100 punonjës me argumentin e ristrukturimit.

Tv Klan





Të ngjashme