Fier, ujërat e zeza “infektojnë” rrjetin e ujit të pijshëm (9 Maj 2001)
Një banor i lagjes “Konferenca e Pezës” në Fier është shtruar në spital me bark dhe të vjella sepse kishte pirë ujë të pijshëm. Kjo pasi bllokimi i kanaleve të ujërave të zeza, ka infektuar dhe ujin e pijshëm. Ka mëse 10 ditët që kanalet e ujërave të zeza në këtë lagje janë bllokuar. 80 familje kanë shprehur shqetësimin se era e keq dhe ngjyra karakteristike po ndihet dhe në rubinetat e ujit të pijshëm duke u bërë burim i mundshëm për sëmundje dhe epidemi. Temperatura e lartë po ndikon për keq. Banorët janë ankuar disa herë, por asnjë nuk po vjen për të zhbllokuar kanalizimet./tvklan.al