Fier, unaza e prishur e qytetit shkakton trafik të rënduar të automjeteve (22 Nëntor 2000)


Fier, unaza e prishur e qytetit shkakton trafik të rënduar të automjeteve (22 Nëntor 2000)

11:11 22/11/2000

Mbi 70% e rrugëve që degëzojnë qytetin e Fierit kanë marrë rrugën e zgjidhjes. Dikur problem për qytetarët dhe automjetet, sot ato kanë ndryshuar rrënjësisht, por a janë të gjitha rrugët e këtij qyteti kështu? Kjo javë me gjatësi rreth 1500 metra, është unaza e qytetit që lidh jugun me qytetin e Vlorës.

Këtu fluksi i makinave në orët e pikut shkon deri në 500 brenda një ore. Gropa të mëdha të mbushura me ujë kërcënojnë automjetet duke thyer balestra apo pjesë të tjera xhenerike. Ndërkohë që policia rrugore në këtë unazë nuk shikohet asnjëherë.

Shmangia e gropave nga drejtuesit e automjeteve për të gjetur një vend të thatë, kanë shkaktuar përplasjen e automjeteve midis tyre. Me një investim ashtu siç është bërë në rrugët e tjera, kjo unazë nuk do të sillte kaq trafik të rënduar të qytetit të Fierit dhe do t’i jepte më shumë frymëmarrje këtij qarkullimi të dendur dhe të mbingarkuar./tvklan.al






Të ngjashme