Fieri pa ujë të pijshëm (6 Shkurt 1999)


Fieri pa ujë të pijshëm (6 Shkurt 1999)

15:28 06/02/1999

Fieri pa ujë të pijshëm. Që me fillimin e vitit 1999 i gjithë qyteti i Fierit është përfshirë nga mungesa e ujit të pijshëm duke i detyruar qytetarët të furnizohen me ujë nga puset ose nga qytetet fqinje. Sipas autoriteteve lokale fajin e ka pasur konflikti midis KESH-it lokal dhe Ndërmarrjes së Ujësjellësit për mospagesën e energjisë elektrike.

Por problem është dhe konsumimi i tubave të ujit të pijshëm të pandërruar prej 30 vjetësh. Si zgjidhje e këtij problemi shihet jo vetëm pagesa e energjisë nga Ujësjellësi por dhe ndërrimi i tubacioneve të ujit të pijshëm që njerëzit po e presin si ujin e bekuar./tvklan.al

Gazetar: Altin Hazizaj






Të ngjashme