Fieri, qyteti më i madh kultivues i kanabis sativa (1 Shkurt 2001)


Fieri, qyteti më i madh kultivues i kanabis sativa (1 Shkurt 2001)

12:20 01/02/2001

Rrethi i Fierit njihet si kultivuesi më i madh i bimës narkotike kanabis sativa. Në këtë kuadër, në muajt e pikut të saj që janë muajt korrik-gusht uniformat blu ndërmorën aksion për shkatërrimin e plantacioneve të mbjella. Vetëm për periudhën dhjetor-janar në tërë Qarkun e Fierit janë sekuestruar 365 kilogramë marihuanë, 100 gramë farë të bimës narkotike kanabis sativa, një pikë e përpunimit të bimëve narkotike si dhe 2 kilogramë heroinë e pastër.

Ndërkohë për përdoruesit dhe kultivuesit e kësaj bime janë proceduar penalisht të cilët 7 janë të arrestuar në flagrancë. Këto janë shifrat që ka dhënë drejtori i Policisë së Fierit Xhavit Shala në një konferencë për shtyp. Gjatë vitit 2000, vetëm në zonën e Cakranit ku ky fenomen ka përmasa tepër të mëdha, janë asgjesuar 52 905 rrënjë bimë narkotike. Vetëm në dy komuna të Fierit janë asgjesuar afërsisht 20% e të gjithë sipërfaqes të asgjesuar në shkallë vendi dhe janë penalizuar 77 persona./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme