Fierzë, kapen trafikantët e armeve (02 Gusht 1998)
Është goditur rëndë një rrjet i trafikut të armëve drejt kufirit verior. 10 persona u arrestuan mbrëmë vonë në liqenin e Fierzës. Ata po transportonin një shumëllojshmëri municionesh të artilerisë së lehtë e të rëndë me një gomone klandestinësh. Një skaf tjetër i këtij rrethi ka mundur t’i shpëtojë përndjekjes së policisë.
Lajmin e ka konfirmuar sot edhe zëvëndësministri i Rendit Ilir Çano. Ai u shpreh se ky është aksioni i parë që policia po merr me forca të përforcuara në veri të vendit kundër krimit të organizuar. Operacioni ka vazhduar në orët e pasdites së djeshme dhe ka zgjatur gjithsej 12 orë.
Dhjetëra forca policore kanë rrethuar liqenin dhe afër mesnatës kanë dalluar një gomone që po udhëtonin nga Komani në drejtim të Tropojës. Pas një ndjekjeje që zgjati jo pak, personat u vunë në pranga ndërsa skafi tjetër mundi t’i humbiste gjurmët./tvklan.al