FIFA do të sanksionojë prekjet e topit me dorë
Me dashje apo pa dashje, për shkak të pakujdesisë apo paaftësisë, xhaketat e zeza po kritikohen nga të gjithë Europën. Më të fundit janë rastet e prekjes së topit me dorë nga Mascherano në Champions League Barcelona – PSG dhe De Schiglio në Serie A në Juventus – Milan.
Për të shmangur sa më shumë gabimet e arbitrave, FIFA ka ndërmarrë një projekt dyvjeçar për të sanksionuar rastet e prekjes së topit me dorë, brenda dhe jashtë zone.
Teknologjia nga njëra anë, rregullorja nga ana tjetër po synojnë të shmangin kritikat në futboll.
Tv Klan