FIFA merr vendim për Shqipëri-Ukrainë


FIFA merr vendim për Shqipëri-Ukrainë

17:10 31/05/2018

E vendosi FIFA, ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të luhet sipas planit të mëparshëm.

Më 3 Qershor dhe në stadiumin Camille Fournier të qytetit francez Evian. Andriy Shevcenko, trajneri i kombëtares së Ukrainës ishte i pakënaqur me stadiumin sa i përket kapacitetin e tij. Media ukrainase dhe federata vendase raportuan se për këtë arsye ai kish folur edhe me trajnerin e Shqipërisë, Christian Panucci, dhe kish marrë konsensusin e tij që ndeshja të anulohej. Ukrainasit iu drejtuan edhe FIFA-s që u përgjigj sot zyrtarisht duke kërkuar që çdo gjë të vazhdonte sipas planit.

Shqetësimet lindën më 29 Maj, në ditën kur do të luhej ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Zyrtarë të federatës thanë se do t’i përmbaheshin kontratës së nënshkruar me agjencinë që organizonte këtë ndeshje.

Sinjali ishte i qartë për ukrainasit që nëse nuk do të paraqiteshin do të kishin penalizime financiare.

Takimi mes Shqipërisë dhe Ukrainës do të luhet këtë të diel në orën 16.00.

Tv Klan






Të ngjashme