FIFA ndëshkon Shqipërinë prej Ergys Kaçes


FIFA ndëshkon Shqipërinë prej Ergys Kaçes

13:55 25/08/2016

Shqipëria humbet në tavolinë me rezultatin 3 – 0 miqësoren me Luksemburgun, 5 muaj pasi është zhvilluar. Vendimi është marrë nga Komisioni i Disiplinës në FIFA dhe shkak është bërë aktivizimi i Ergys Kaçes në atë takim.

Mesfushori i Kombëtares ishte ndëshkuar me karton të kuq disa ditë më parë në një tjetër miqësore, atë me Austrinë. Vendimi është bazuar në nenin 55 pika 2 të Kodit Disiplinor të FIFA. Federate Shqiptare e Futbollit është gjobitur edhe me 7500 franga zvicerane rreth këtij fakti. Kaçe nuk duhet kishte qenë as në stol me Luksemburgun, ku u fut në fushë në pjesën e dytë.

Neni 17, pika 2 i të njëjtës rregullore nuk ia lejonte. Miqësorja përfundoi me fitoren 2 – 0 të kuqezinjve, me golat e Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit.

Tv Klan






Të ngjashme