Fifi tregohet e sinqertë: Jam e dashuruar kokë e këmbë, por…
Kjo ditëlindje për Fifin ishte ndryshe nga gjithë të tjerat sepse nuk mund të ishte pranë njerëzve të saj më të dashur, për shkak të izolimit si pasojë e situatës së krijuar nga virusi.
Por programi “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan në ditën më të veçantë për të përgatiti shumë surpriza. Gjithashtu drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea zhvilloi me të një intervistë shumë ndryshe, ku Fifi rrëfeu shumë detaje interesante të pathëna më parë nga jeta e saj personale.
Ardit Gjebrea: Cila do ishte lista e një ditëlindje të munguar, kështu do të zbulojmë dhe njerëzit e dashur për ty?
Fifi: Ka shumë njerëz që duhet t’i përmend tek kjo listë.
Ardit Gjebrea: Kë do doje që mos ta dinte mami me babin?
Fifi: Mami dhe babi im, nesë jo babi, mami e di çdo gjë që ndodh në jetën time dhe nuk kam çfarë të fsheh prej atyre.
Pyetjes nëse është e dashuruar, këngëtarja u përgjigj se është e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, por emrin e tij ka vendosur mos e tregojë kurrë.
Fifi: Po jam shumë vallai. Këtë pyetje nuk duhet të ma bënin se tani prishet grimi.
Ardit Gjebrea: Me kë je e dashuruar?
Fifi: Jam e dashuruar kokë e këmbë me një djalë, të cilin kam vendosur mos e tregoj emrin kurrë në jetën time.
Ardit Gjebrea: Po një ditë do ta marrim vesh apo jo?
Fifi: Po nëse duhet të dalë ndonjëherë del!
Ardit Gjebrea: Po nëse do ketë mend në kokë që të të meritojë!
Fifi: Ai mend në kokë ka, por…
Ardit Gjebrea: Ti dasmën do ta bësh në Prishtinë apo në Tiranë?
Fifi: Duhet ta shoh, se akoma se kam vendosur.
Ardit Gjebrea: Sa ditë do ta bësh dasmën?
Fifi: Do ta bëj siç e thotë tradita shqiptare, një javë dasmë./tvklan.al