Figura të shquara që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2013
Figura të shquara që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2013
Shpërndaje
13:44 25/12/2013
Nelson Mandela (Mvezo 18 korrik 1918-Johannesburg 5 dhjetor 2013). Njeriu i shquar i politikës së Afrikës së Jugut dhe lider i Kongresit Kombetar të Afrikës, president i Republikës së Afrikës së Jugut. Mandela luftoi gjatë gjithë jetës së tij për të drejtat e njerëzve me ngjyrë. I burgosur për më shumë se 25 vjet, në vitin 1993 mori çmimin Nobël për paqen.
Guilio Andreotti (Romë 14 janar 1919- 6 maj 2013). Një nga figurat më të shquara të politikës italiane. Andreotti u bë pjesë e parlamentit italian në moshën 26 vjeçare dhe ishte pjesë e tij deri në fund të jetës.
Margareth Thatcher (Grantham, 13 tetor 1925- Londër, 8 prill 2013): Politikane britanike, kryeministre në detyrë nga viti 1979 deri më 1990. Thatcher është e para femër kryeministre e Britanisë. E njohur ndryshe si “Zonja e hekurt” për shkak të vendosmërisë së saj të fortë.
Hugo Chavez (Sabaneta, 28 korrik 1954-Caracas, 5 mars 2013): Ushtarak dhe politikan i Venezuelës. President në detyrë nga vitit 1999 deri ditën e vdekjes.
Shkrimtarja britanike Doris Lessing (Kermanshah, 22 tetor 1919- Londër, 17 nëntor 2013). Në vitin 2007 morri çmimin Nobël në letërsi. “The Golden Notebook” është një ndër veprat e saj më të njohura.
Lou Reed (New York, 2 mars 1942-Long Island 27 tetor 2013). Një ndër ikonat e muzikës rock, kantautor dhe poet amerikan. Përpara se të niste karrierën e tij si solist, Reed ka qenë themeluesi i grupit Velvet Underground.
David Frost (Tenterden, 7 prill 1939-MS Queen Elizabeth, 31 gusht 2013): Gazetar britanik, i njohur ndryshe si “intervistuesi i Watergate”. Përpara tij, presidenti i SHBA-ve Richard Nixon, pranoi për herë të parë keqardhjen e atij skandali.
Shkrimtari amerikan Tom Clancy (Baltimora, 12 prill 1947- 1 tetor 2013). Është konsideruar si mjeshtri i tekno-triller-it, nga ku frymëzohen shumë regjizorë të filmave aksion.
Little Tony (Tivoli, 9 shkurt 1942- Romë 27 maj 2013). Një nga simbolet e muzikës italiane të viteve 60’. Disa nga këngët e tij më të suksesshme janë, “Cuore Matto”, “Ridera” dhe “Con 24mila baci”, kjo e fundit u bë e suksesshme edhe falë Adriano Celentanos.
James Gandolfini (Westwood, 18 shtator 1961- Romë, 19 korrik 2013): Aktor dhe producent kinematografik, i njohur mbi të gjitha për serialin televiziv “Sopranot”.
Ray Manzarek (Chicago, 12 shkurt 1939-Rosenheim, 20 maj 2013), pianist amerikan, pjesë e grupit The Doors të Jim Morrison.