“Fiki njëherë kamerat, të flasim tamam”, drejtori ndryshon pasaportizimin për pagesën e transportit
Emisioni “Stop” ka sjellë sot një rast nga fshati Gorishovë, njësia Cakran, Fier. Sipas informacioneve, rezulton se drejtori i shkollës 9-vjecare “Feride Begaj”, Shkëlqim Demishaj, përfiton pagesën e transportit, edhe pse jeton në fshat dhe një gjë e tillë, nuk i takon.
Dermishaj ka ndryshuar pasaportizimin, në vitin 2010 drejt rajonit nr. 4 në Fier dhe është kjo manovra për të përfituar tarifën e transportit. Në shkollë mësuesi dezhurn kërkon autorizim dhe nuk tregon, se ku ndodhet drejtori.
Mësuesja: Fike içik atë! Fiki njëherë kamerat, të flasim tamam!
Gazetarja: Kush jeni? S’e fik, se është mjeti i punës.Jo!
Mësuesja: Fiki, fiki!
Gazetarja: Mos prek mikrofonin dhe nuk fiket kamera!
Mësuesja: Ke autorizim, për të ardhur këtu?
Gazetarja: Po, sigurisht, që kam autorizim. Është ligji për të drejtën e informimit, që ju zotërinj ose drejtuesi i shkollës jep përgjigje. Tani në vend të drejtorit, kush është?
Mësuesi dezhurn: Unë jam mësuesi dezhurn.
Gazetarja: Ku është drejtori?
Mësuesi dezhurn: Kush jeni juve, që e kërkoni?
Gazetarja e Klanit: E kërkon gazetarja e Klanit.
Mësuesi dezhurn: Më jep autorizimin, të them, ku është drejtori! Ju po thyeni institucionin në këtë momente.
Gazetarja: Më thoni, si u thye institucioni?
Mësuesi dezhurn: Keni hyrë pa leje.
Gazetarja: Nuk ka leje është institucion publik, profesor.
Mësuesi dezhurn: Po më ofendoni, zotëri të lutem fike kamerën…
Gazetarja: Si u thye shkolla?
Mësuesi dezhurn: Shkolla u thye në momentin që hytë pa leje.
Gazetarja: Dera ishte e hapur…
Mësuesi dezhurn: Jeni duke thyer rregulloren e shkollës
Gazetarja: Ku është drejtori?
Mësuesi dezhurn: Ma jepni mua autorizimin dhe ju them unë ku është drejtori.
Kur drejtori shfaqet, ai pranon, se është mësues në këtë shkollë prej 25 vjetësh dhe banor i fshatit prej 60 vjetësh.
Drejtori: Isha në punë dhe jam sërish në punë.
Gazetarja: Pse e keni mbajtur kaq distrekt numrin e telefonit?
Drejtori: Të lutem tashi… Numrin tim e dinë të gjithë…
Gazetarja: Drejtor nuk ka mundësi, nuk e di askush.
Drejtori: Të lutem shumë, ke autorizim?
Gazetarja: Sigurisht që kam autorizim, është e drejta e informimit.
Drejtori: Çfarë problemi keni?
Gazetarja: Do flasim?
Drejtori: Thoni problemin dhe flasim..
Gazetarja: Drejtor, prej sa vitesh jeni në këtë shkollë?
Drejtori: Prej 25 vitesh. Bëni kërkesë me shkrim dhe t’jua jap me shkrim..
Gazetarja: Prej sa vitesh jeni banor i fshatit Gorishovë?
Drejtori: 63 vitesh.
Gazetarja: Po pse e keni çuar atë pasaportizimin në Fier more drejtor?
Drejtori: Po kam nja 10 vjet… Shko pyet në Fier.
Gazetarja: Po pse për të përfituar atë pagesën e transportit?
Drejtori: Atë ik mund të pyesësh në rajonin numër 4.
Por i ndjekur nga kamera e “Stop”, ai merr furgonin e transportit të arsimtarëve dhe zbret në Fier.
Shkëlqimi ngatërron adresën dhe nuk shkon në vendbanimin, që ka në pasaportizim, por në një shtëpi, që rezulton e djalit të tij./tvklan.al