“Fiksimi” i kësaj vere
Stina e verës është gjithnjë e preferuar për vajzat dhe për të eksperimentuar me veshjet e veçanta por edhe me pamjen e jashtme.
Ajo që do të jetë “fiksimi” i kësaj vere dhe që blogeret e sugjerojnë, është peneli në ngjyrë jeshile.
Ai në ngjyrë të zezë tashmë është bërë i zakonshëm, por duket se ngjyra jeshile i jep një tjetër pamje syrit.
Lehtësisht i kombinueshëm me një ton në ngjyrën e lëkurës, kjo do t’i japë pamjes suaj freski. /tvklan.al