Fileto gici me asparag (Video)
Përbërësit:
300 gr fileto gici
150 gr asparag
100 gr parmixhano
100 gr pomodorini
50 gr borzilok
3 kunguj jeshil
1 patate
Kripë
Piper
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë vendosim patatet dhe lëkurat e kungujve që të ziejnë. Më pas i vendosim në mikser, shtojmë borzilok dhe i bëjmë krem.
Presim pomodorinit përgjysmë dhe i vendosim në një tenxhere me pak vaj ulliri. Shtojmë kripë, piper, sheqer kaf dhe i përziejmë. Më pas shtojmë në to gjethe borziloku dhe i lemë të ziejnë bashkë. I heqim nga soba dhe filtrojmë lëngun për ta përdorur si salcë dhe pomodorinit si reçel.
Në një tavë të vogël vendosim asparagët, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri, i mbulojmë me letër pelikul dhe i vendosim në mikrovalë për 2 minuta. Marinojmë fileton e gicit me kripë, piper, vaj ulliri dhe i skuqim në një tigan. Më pas e fusim në furrë për 10 minuta në 190 gradë.
Vendosim në pjatë fillimisht kremin me patate dhe kungull, reçelin me pomodorini, mbi të fileton, asparagët dhe pak nga lëngu i reçelit me pomodorini.
/tvklan.al