Fileto gici me kumbulla (Video)
Përbërësit:
700 gr kumbulla jeshile
600 gr fileto gici
200 gr miell
80 gr sallatë valeriana
70 gr sheqer
50 gr uthull molle
2 gota verë e bardhë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Presim fileton e gicit në feta jo shumë të holla. Më pas të gjitha pjesët i kalojmë në miell dhe i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë në to kripë, piper dhe pasi të skuqen i shuajmë me verë të bardhë dhe i lëmë të ziejnë derisa të reduktohet salca.
Në një tjetër tigan vendosim sheqerin dhe shumë pak ujë, sapo të karamelizohet shtojmë kumbullat dhe i përziejmë bashkë. Marinojmë sallatën valeriane me kripë, piper, vaj ulliri dhe uthull. Vendosim në pjatë fillimisht sallatën, mbi të filetot e gicit dhe kumbullat e karamelizuara dhe është gati./tvklan.al