Fileto gici me qershi (Video)
Përbërësit:
200 gr fileto gici
100 gr qershi
100 gr verë e kuqe
100 gr pana
50 gr parmixhano
2 patate
1 qepë
1 lugë uthull balsamime
Trumzë
Rozmarinë
Kripë
Piper
Përgatitja:
Fillimisht në një tigan me pak vaj ulliri vendosim qepën që të skuqet, shtojmë në të trumzë, rozmarinë dhe hudhër. Pasi të skuqen pak të gjitha bashkë shtojmë patatet e prera hollë. Më pas shtojmë në të panën dhe djathin e grirë. Pasi të ziejnë për pak i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrë.
Fileton e gicit e lidhim me spango në mënyrë që të ruaj formën. Në një tigan vendosim pak gjalpë, rozmarinë dhe më pas fileton që të skuqet. Sapo të skuqet pak e vendosim në një tavë të vogël bashkë me gjalpin dhe i pjekim në furrë për disa minuta. Në një tjetër tigan me pak vaj ulliri vendosim qershitë, sapo të skuqen pak shtojmë në to pak konjak dhe pak uthull balsamike dhe i lëmë të ziejnë bashkë. Më pas shtojmë pak sheqer dhe pak kripë. Vendosim në pjatë fileton e gicit, mbi të qershitë me uthull balsamike dhe anash patatet me pana dhe djathë.
/tvklan.al