Fileto merluci me bajame (Video)
Përbërësit:
50 gr parmixhano
50 gr konjak
30 gr bajame me feta
2 domate
1 fileto merluci
1 kungull jeshil
Kripë
Piper
Përgatitja:
Vendosim në një tas bajamet. Shtojmë në të pak trumzë, bajame, rozmarinë, majdanoz, hudhër dhe bukë të grirë. Të gjithë ingredientët i vendosim në një tigan që të skuqen pak. I heqim nga tigani dhe i vendosim sërish në një tas ku shtojmë djathin e grirë dhe pak vaj ulliri. Vendosim në një tavë qelqi filetot e peshkut, i marinojmë me pak kripë, piper, vaj ulliri dhe i mbulojmë me të gjitha erëzat që skuqëm në tigan. Pasi mbulojmë filetot me erëzat, vendosim mbi to edhe kungull jeshil të prerë shumë hollë dhe i vendosim në furrë për 15 minuta. Në një tenxhere me ujë të nxehtë vendosim për disa sekonda domatet dhe iu heqim lëkurat. Më pas i vendosim në mikser, shtojmë edhe disa feta kungull, hudhër, kripë, piper, pak uthull, vaj ulliri dhe i miksojmë të gjitha bashkë derisa të bëhen krem. Vendosim në pjatë fileton e peshkut dhe në një gotë vendosim salcën.
/tvklan.al