Fileto merluci me çaj mali (Video)


Fileto merluci me çaj mali (Video)

13:56 25/06/2019

Përbërësit:

2 fileto merluci

1 tufë çaj mali

1 limon jeshil

1 spec djegës

1 kungull jeshil

1 karrotë

1 degë selino

Hudhër

Majdanoz

Xhinxher

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht në një tenxhere me ujë vendosim çajin që të ziejë. Presim në fije shumë të holla me qërues patatesh selinon dhe karrotat. Marinojmë merlucin me kripë, piper kokërr dhe e lëmë të qëndrojë për pak minuta. Vendosim në mikser hudhër, lëng limoni, lëkurë limoni, vaj ulliri, kripë, piper, majdanoz, spec djegës, xhinxher dhe i miksojmë të gjitha bashkë derisa të përgatitet pesto. Në avullin e tenxheres me çaj vendosim një sitë dhe në të filetot e peshkut në mënyrë që të ziejnë me avullin e çajit. Selinonë dhe karrotat e prera hollë i vendosim në një tas dhe i marinojmë me peston që përgatitëm me mikser. Pasi të ziejë peshku në të njëjtën sitë vendosim edhe specin dhe kungullin që të ziejnë me avull. Vendosim në pjatë filetot e peshkut, sallatën me karrotë e selino dhe perimet e ziera në avull./tvklan.al






Të ngjashme