Fileto pule me asparag (Video)


Fileto pule me asparag (Video)

18:18 05/04/2019

Përbërësit:

200 gr kungull jeshil

100 gr asparag

50 gr djathë i grirë

30 gr gjalpë

2 fileto pule

Pak sallatë mikse

Vaj

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë vendosim fillimisht pjesët jeshile të kungujve dhe bishtat e qëruar të asparagëve që të ziejnë. Pasi të ziejnë i vendosim në mikser, shtojmë kripë, piper, vaj ulliri, pak djathë të grirë dhe i bëjmë krem. Shtypim pak filetot e pulës, i marinojmë me kripë, piper, vaj ulliri dhe i lemë të qëndrojnë për pak. Më pas i mbështjellim filetot me letër pelikul, i bëjmë role dhe i mbështjellim edhe me letër alumin. I vendosim në një tenxhere që të ziejnë. Ziejmë po ashtu për pak minuta majat e asparagëve. Marinojmë sallatën me kripë, piper dhe vaj. Shtrojmë fillimisht në pjatë kremin, më pas sallatën, mbi to fileton e pulës dhe në fund asparagët.

/tvklan.al






Të ngjashme