Fileto pule me qumësht
Përbërësit:
600 gr fileto pule
500 gr qumësht
50 gr gjalp
Vaj ulliri
Miell
Kripë
Përgatitja:
Fileton e pulës e prejmë hollë dhe më pas i kalojmë në një pjatë me miell nga të dyja anët.
Në një tigan hedhim pak gjalp dhe pak vaj ulliri, skuqim pulën nga të dyja anët. Më pas shtojmë qumështin dhe rregulloheni me kripë. I lëmë deri sa pula të thithë lëngjet dhe të krijohet një masë kremoze./tvklan.al