Fileto viçi me sallatë agrumesh (Video)
Përbërësit:
200 gr fileto viçi
50 gr mustardë
50 ml uthull balsamike
10 gr piper rozë
1 portokall
1 limon
Sallatë miks
Kripë
Piper
Përgatitja:
Marinojmë fileton e viçit me kripë, piper, hudhër, vaj ulliri, lëkurë limoni, lëkurë portokalli dhe i lemë të qëndrojnë për disa minuta. Presim në feta portokallin dhe limonin, coptojmë me dorë sallaturinat dhe i përziejmë të gjitha bashkë në një tas. Shtojmë në to kripë, piper, pak uthull dhe vaj ulliri.
Në një tigan me pak vaj ulliri vendosim një qepë të ndarë në gjysmë që të piqet dhe shtojmë edhe piper rozë. Pasi skuqen për pak shtojmë në tigan uthull balsamike dhe i lemë të ziejnë. Lyejmë me mustardë fileton e viçit dhe e skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Vendosim në pjatë fileton e pjekur me mustardë, mbi të sallatën dhe më pas vendosim qepën të cilën e mbushim me uthull balsamike dhe piper rozë.
/tvklan.al