Filiali i KESH-it Librazhd aksion për vjeljen e gjobave të debitorëve – (2 Maj 2001)


Filiali i KESH-it Librazhd aksion për vjeljen e gjobave të debitorëve – (2 Maj 2001)

21:58 02/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Filiali elektrik i rrethit të Librazhdit është hedhur në aksion për vjeljen e detyrimeve të debitorëve. Në bazë të ligjit për trajtimin e faturës, ky filial në bashkëpunim me zyrën e përmbarimit dhe policinë, filloi sekuestrimin dhe vjeljen e gjobave, për debitorët që i detyrohen prej vitesh këtij filiali. Për dy ditë janë sekuestruar pajisjet për 18 familjet e para.

Problem paraqesin ndërmarrjet buxhetore, të cilat kanë borxhe të trashëguara dhe më problematiket janë dy bashkitë, me 125 mijë lekë të reja. Policia e rendit me 290 mijë lekë të reja, komunat me 120 mijë lekë të reja, si dhe miniera e kromit me 45 milion lekë të reja, e cila i ka kaluar firmës Darfo, me koncension dhe detyrimet me vendim të parlamentit duhet të likuidohen nga qeveria shqiptare. Por filiali elektrik i këtij qyteti ka vendosur të mos falë më./tvklan.al






Të ngjashme