Filipinet gati të pushtojnë ishujt e Kinës
Presidenti Duterte urdhëroi ushtrinë që të marrë nën kontroll të gjithë ishujt e pretenduar si territor i Filipineve në detin e Kinës së Jugut, një rajon shumë i kontestuar mes disa shteteve.
“Ne u përpoqëm te bëheshim miq me të gjithë, por tani duhet te ruajmë juridiksionin tonë, të paktën në zonat qe kemi nën kontroll, ndaj urdhërova forcat e armatosura t’i pushtojnë të gjitha këto territore.”
Duterte tha se flamuri Filipinas mund të ngrihet në ishullin Pagasa, i njohur edhe si ishulli Thitu, me 12 Qershor në ditën e pavarësisë së Filipineve.
Ky është një ishull në arkipelagun e ishujve Spratly, pjese e të cilit kontestohen nga Kina, Vietnami, Malajzia, Filipinet, Tajvani e Brunei.
Filipinet kanë kërkuar gjithnjë me force pjesën që pretendojnë në këta ishuj dhe më parë kanë fituar edhe në gjykatë ndërkombëtare ndaj Kinës.
Duterte ndoqi kohët e fundit një politike afrimi me Kinën duke deklaruar se do e linte pas miqësinë me Amerikën, ç’ka solli edhe një ulje të tensioneve mes tyre.
Veprimi i fundit shënon një kthesë në politikat e tij. Duterte tha se ishujt e pabanuar do të fortifikohen ushtarakisht dhe do të ndërtohen edhe banesa.
Tv Klan