Filloi muaji i Ramazanit, urimi i Haxhi Hafiz Sabri Koçit – (27 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Sot fillon muaji i Ramazanit. Më se një miliard mysliman anë e mbanë botës, filluan agjërimin në ditën e parë të këtij muaji të madhnueshëm. Gjatë këtij muaji, besimtarët mysliman, i largohen ushqimit dhe pirjes së ujit, duke sakrifikuar vetëm për hir të Allahut. Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, në ditën e parë të muajit Ramazan thotë:
Haxhi Hafiz Sabri Koçi:- “Besimtarëve mysliman i urojë dhe i them, mirëpriteni këtë thirrje që iu bënë Zoti. Kemi shpresë të madhe se keni të gjitha bindjet tuaja mendore dhe shpirtërore, për t’i kërkuar falje Allahut. Me përmirësu moralin, me u pastru nga imoraliteti, me shtu mëshirën dhe dhemsurinë ndaj njerëzve”.
Muaji i Ramazanit do të zgjasë deri në datën 25 Dhjetor dhe dita e fundit e këtij muaji të shenjtë është festa e Bajramit./tvklan.al