Fillojnë punimet për autostradën Librazhd-Qukës (30 Maj 1999)


Fillojnë punimet për autostradën Librazhd-Qukës (30 Maj 1999)

13:10 30/05/1999

Dje në Librazhd u zhvillua ceremonia e fillimit të punimeve të segmentit Librazhd-Qukës 22 kilometra, pjesë e korridorit 8 Lindje-Perëndim. Merrnin pjesë Ministrja e Transportit Ingrid Shuli dhe homologu i saj Maqedonas Bobi Spirikovski. Ministria Shuli tha se ky është një investim i rëndësishëm me kredit i Agjensisë Ndërkombëtare të Zhvillimit ku përfshihen ndërtimi i disa veprave të artit dhe zgjerimi i rrugës ekzistuese.

Punë të mbarë dhe respektim të afateve përfundoi jo më kot Shuli në urimin e saj. Ministri Maqedonas tha se kjo është një urë lidhëse midis dy shteteve fqinje dhe se me këtë korridor do të arrihen lehtësira në komunikimin midis dy vendeve tona. Për këtë segment është akorduar një fond prej 16 milion dollarësh, punime që do kryhen nga firma maqedonase “Mavrovi”./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme