Fillon projekti i rregullimit të pallateve fasadave tek Rruga e Durrësit (14 Prill 2001)


Fillon projekti i rregullimit të pallateve fasadave tek Rruga e Durrësit (14 Prill 2001)

12:30 14/04/2001

Ja si paraqitet gjendja e fasadave të godinave në Rrugën e Durrësit ku projekti i rehabilitimit ka filluar. Shumica e godinave tashmë janë në fazën e fundit të suvatimit ndërsa në disa objekte ka filluar dhe lyerja ku bien në sy ngjyrat e ndezura. Edhe banorët e këtyre pallateve ndihen të kënaqur nga ky investim, ndërkohë që kujtojnë se ka më shumë se dy dekada që nuk kishte vënë dorë njeri mbi këto fasada.

Iniciatore e këtij projekti është Bashkia e Tiranës e cila ka akorduar një shumë prej 16 milionë lekësh të reja. Ndërsa investitorët kryesorë janë qeveria shqiptare dhe Fondi për Zhvillim dhe shifra totale e investimit do të arrijë rreth 150 milionë lekë të reja. Projekti i cili do të përfshijë dhe rregullimin e trotuareve, kanalizimet dhe rrugët, do të mbarojë në muajin gusht./tvklan.al






Të ngjashme