Fillon shpërndarja e dokumentacionit për zgjedhjet lokale – (28 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Procesi elektoral për zgjedhjet lokale, ka hyrë sot në fazën përfundimtare me shpërndarjen e dokumentacionit në mbi pesë mijë qendra votimi, në të gjithë vendin. Prefektët së bashku me drejtues të komisioneve qendrore të qeverisjes vendore, kanë marrë sot në duar listat e zgjedhësve për çdo qendër votimi, të cilat që nga dita e nesërme, do të afishohen në vende publike nëpër zonat elektorale.
Njëkohësisht sot janë shpërndarë aparatet e posaçme fotografike për realizimin e kartave të identitetit për çdo votues, proces që pritet të mbyllet 17 ditë përpara 1 Tetorit./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame