Filmat me babagjysh/ 12 aktorët që e bënë më të dashur Santa Claus
Tim Allen, Ed Asner, Paul Giamatti dhe Leslie Nielsen janë vetëm disa nga yjet e ekranit të madh që kanë luajtur rolin e babagjyshit. Të veshur me kostumin e kuq, dhe çizmet e zeza me thesin në shpinë i kanë bërë njerëzit të lumtur në këtë ditë feste për vite me radhë duke ndjekur historinë e tyre.
Edmund Gwenn, në filmin “Miracle on 34th Street” i xhiruar në vitin 1947, tregon se si me aftësinë e tij bind një qytet se është Santa Claus dhe mrekullia e Krishtlindjeve ekziston. Ky film është xhiruar sërish në vitin 1994 po këtë herë aktor ka pasur Richard Attenborough . Edhe pse 50 vite më vonë ky film është pëlqyer shumë nga publiku.
Në vitin 1985 u krijuan filmi “Santa Claus The Movie” me aktor David Huddleston dhe solli historinë e druvarit që krijon lodra fëmijësh dhe i shpërnda në fshat, por atë e zë një stuhi dëbore dhe ngrin në mal. Druvarin e quajtur Claus e shpëtojnë elfët dhe ai bëhet Santa Clause.
E kush mund të harrojë filmin “Home alone” me Kevin, i cili babagjyshit në film i kërkon vetëm një dhuratë ti kthejë familjen e tij dhe nuk do asgjë tjetër. Në këtë film babagjyshi është luajtur nga Ken Hudson Campbell.
Leslie Nielsen është pjesë e flimit “All i Want for Christmas”, ku dëshira e dy fëmijëve të vegjël për të bashkuar familjen e ka kthyer në filmin më të ndjekur të viti 1991.
Tim Allen ka qenë pjesë e tre filmave të krijuar për krishtlindje. Zëvendëson babagjyshin për një natë por ai mbetet përgjithmonë në atë rol.
Këto dhe shumë të tjerë janë aktorët më të preferuar të filmave të Krishtlindjeve.
Burimi: Klan Plus