Filmi hungarez merr Ariun e Artë në Berlin
Një histori dashurie Hungareze e quajtur “On Body and Soul” (në trup dhe shpirt) u kurorëzua me Ariun e Artë, për filmim më të mirë në Festivalin e 67-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Filmi i bazuar në një histori të dhimbshme trajton jetën e dy zemrave te vetmuara qe punojnë në një thertore në Budapest. 7 anëtaret e jurisë profesioniste u tha se kishin rënë në dashuri me filmin Hungarez.
Sipas traditës në Berlin, festivali i këtij viti trajtoi nëpërmjet ekranit të madh çështjet aktuale, të cilat reflektojnë zhvillimet globale dhe kaosin e erret te botes moderne
Çmimi i madh i jurisë, Ariut i argjendte u fitua nga Alain Gomis me filmin Felicity një prodhim francez-senegalez-belg, i cili trajton jetën e një gruaje karizmatike qe punoni si këngëtare në një bar, duke ndriçuar jetën e publikut te saj.
Surpriza e mbrëmjes finale të festivalit 10 ditor të Berlinales ishte regjisori më i mirë, çmim që shkoi për finlandezin, Aki Kaurismaki për filmin, Next Coast of hope.
Ndërsa aktori më i mirë u shpall austriakun Georg Friedrich, për punën e tij në filmin ( “Bright Nights”) një dramë gjermane-norvegjeze e raportit të një babai dhe të birit.
Tv Klan