Filmi i dytë që shfaqet në kinema gjatë pandemisë
Wonder Woman 1984 është bërë filmi i dytë i Hollywood-it që ka dalë në kinematë në Mbretërinë e Bashkuar që nga Marsi. Aktulisht në Britani vetëm 1/4 e kinemave janë të hapura.
Me protagonist kryesore Gal Gadot, ky film është ndër ata të cilët producentët vendosën që mos të shtyhej për vitin tjetër.
Në SHBA, filmi do të dalë në kinema dhe në platformën streaming HBO Max në të njëjtën kohë, në ditën e Krishtlindjeve. Wonder Woman 1984, që përmban edhe një kast të mrekullueshëm aktorësh si Chris Pine, Kristen Wiig, Pedro Pascal dhe Robin Wright, është ndër projektetet kinematografike me buxhet të lartë, gati 200 milionë Dollarë.
Ky film ndjek gjurmët e Tenet të Christopher Nolan, i cili u publikua në Gusht dhe është i vetmi që u shfaq në kinema gjatë pandemisë. Tenet aktualisht ka arkëtuar më shumë se 350 milionë Dollarë, një shifër kjo shumë e mirë duke marrë parasysh kushtet aspak të favorshme.
Wonder Woman 1984 ishte shtyrë që nga Qershori. Filmi i parë me në krye Gal Gadot korri një sukses të jashtëzakonshëm dhe mblodhi më shumë se 821 milionë Dollarë në të gjithë botën.
Deri më tani filmi ka marrë vlerësime shumë të mira, përfshirë realizimin, skenarin, aktorët pjesëmarrës dhe kostumografinë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ai është një projekt kinematografik i shkëlqyer. Vlerësimet më të shumta shkojnë për regjisoren Patty Jenkis e cila pati guximin që në mes të pandemisë të publikojë këtë film.
Regjisorja e famshme beson se do të jetë hera e fundit që ajo do të ketë mundësi ta sjellë historinë e superheroinës së famshme.
Klan Plus