Filmi i njohur parashikoi koronavirusin?
Mjaftoi një foto e postuar në rrjetet sociale që të hidhte dyshimet nëse një prej filmave më të njohur të kompanisë ‘Marvel’ ka parashikuar pandeminë e koronavirusit. Bëhet fjalë për filmin ‘Captain America’.
Në Instagram u shpërnda një foto në momentet e fundit të filmit, ku Captain America zgjohet pas 70 vitesh dhe ndodhet në Times Square të New York.
A friend who’s fully into the covid conspiracies sent me this post that says Captain America predicted the coronavirus outbreak in 2011, and while its obviously bs, I started fixating on that circled image on the right. pic.twitter.com/N4XywDTZEx
— William Mullally 🚮 (@whmullally) June 11, 2020
Pas shpatullave të tij, në tabelat gjigande të reklamave shfaqet një birrë “Corona” dhe një imazh që ngjason me formën e Covid-19.
Kaq mjaftoi për të bërë njerëzit të komentonin, por edhe të kërkonin më thellë se çfarë domethënie kishte imazhi që dukej si virusi.
Në fund u zbulua se nuk ishte forma aktuale e virusit, por një reklamë makaronash.
“Më në fund e gjetëm. Imazhi ishte nga një reklamë e makaronave Barrilla për Vitin e Ri”, shkruan The Mirror./tvklan.al
We recognized the logo and the color scheme. We cracked the case. pic.twitter.com/VeOKPdxZNE
— William Mullally 🚮 (@whmullally) June 11, 2020