Filmi i ri, peticion kundër garës së Leonardo DiCaprio


Filmi i ri, peticion kundër garës së Leonardo DiCaprio

13:35 01/07/2016

Një peticion i ngritur për të ndaluar aktorin e Hollywood Leonardo DiCaprio që të marrë rolin kryesor në një film të ri në lidhje me një poet të Lindjes së Mesme "Rumi", ka mbledhur mijëra nënshkrime.

Peticioni shkruan:

"Rumi nuk është i bardhë"

.

_90176139_rumi976

Shkrimtarët e librit biografik “Rumi” e kanë sugjeruar aktorin edhe pse ai nuk ka të njëjtin etnicitet me personazhin.

Skenaristët David Franzoni dhe Stephen Joel Brown kanë thënë se duan që aktori Leonardo dhe Robert Downey JR të marrin pjesë në film.

Në një intervistë për “The Guardian” Franzoni ka thënë se beson se Leonardo do të sfidojë

 “portretizimin stereotipik të karakterit mysliman në Kinemanë Perëndimore”

.

Por, gazetari afro-amerikan Ali M Latifi beson se kjo kërkesë e tyre ndodh për shkak të

“famës dhe parasë”

.

Ka shqetësim se kjo qasje ka pasoja serioze për aktorët e Lindjes së Mesme dhe të përfaqësimit kulturor të tyre në Hollywood.

“Ka patur aktorë të panumërt nga Irani, India apo Arabia duke thënë se ata e gjejnë veten duke luajtur vetëm karaktere stereotipike terroriste”

, thotë gazetari Ali.

Ndërkohë, akuzat se Hollywood është

“shumë i bardhë”

, ka arritur kulmin këtë vit gjatë zhvillimit të Oscar, të këtij viti, në të cilin nuk ka patur aktorë me ngjyrë, të nominuar për çmimet.

Ali ka përfunduar shkrimin e tij se

“Nuk ka shpresë për Hollywood”

./tvklan.al





Të ngjashme