Filmi “Kohë e pa kryer”, film dokumentar për Shkodrën – (12 Prill 2001)


Filmi “Kohë e pa kryer”, film dokumentar për Shkodrën – (12 Prill 2001)

10:47 12/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një Shkodër e parë në dy aspekte, në aspektin historikë dhe atë bashkëkohor. Ishte ky thelbi i filmit dokumentar të shfaqur pranë Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës me titull “Kohë e pa kryer”. Ishte ndoshta pasioni, dashuria, apo dhimbja për qytetin e tyre të lindjes, që bashkoi në realizimin e këtij filmi, regjisorin Arian Çuliqi dhe skenaristin Stefan Çapaliku.

Me pjesëmarrjen e Atristit të Popullit Serafin Fanku, ky film dokumentar, ka mjaft element të filmit artistik. Operatori i këtij filmi është Gavrosh Haxhihyseni dhe producent Esat Musliu. Filmi është realizuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Televizioni Shqiptar dhe Studio 7./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme