16:24 13/05/2014Titullohet “Kodi i Jetës”. Është me regji të Ekrem Kryeziut dhe mbrëme çeli Javën e Filmit Kosovar në Tiranë.Pak i pranishëm në Shqipqri, më në fund publiku shqiptar dhe veçanërisht kineastët e ardhshëm do të prezantohen me fytyrën tjetër të filmit shqip.Regjisori dhe skenaristi i dhjetra filmave, Ekrem Kryeziu, e sheh këtë festival si një dritare të vogël për të prezantuar sado pak filmin shqip që deri më tani në kinematë e Evropës nuk ia ka dalë.E nisur mbrëmë, Java e Kinemasë së Kosovës do të vazhdojë deri të premten. Nga sot deri të enjten do të ketë projeksione në ambientet e Arkivit të Filmit, ndërsa të premten do të zhvendosen në Muzeun Historik Kombëtar.Tv Klan