Filmi për femijë në Durrës – (14 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Java që lamë pas në qytetin e Durrësit shënoi dhe veprimtarinë e veçantë promovuese në mjediset e tragetit “Paladio”. Artdashës të shumtë si dhe artistë të filmit, morën pjesë në promovimin e telefilmit për fëmijë “Velat e Bardha”. Kjo ngjarje kulturore vinte pas në heshtje disavjeçare ndërkohë që ky prodhim është fryt i punës së departamentit të programeve për fëmije të Televizionit Shteteror.
Ai ka për autor skenaristin Haxhi Rama dhe regjisore Xhulieta Hanaj. Sipas Ramës ideja e këtij filmi lidhet me prirjen e fëmijëve drejt lirisë organike. Nën interpretimin e ngrohtë dhe komik të aktorëve Muharrem Hoxha dhe Antoneta Rama si dhe të fëmijëve Sazan Kërcuku, Eva Dekavelli dhe Melina Llulluku, “Velat e Bardha” për 60 minuta u ndoq me interes nga të ftuarit.
Mjedisin promovues e bënte edhe më të veçantë fakti që sekuencat të këtij filmi ishin marrë nga vetë trageti “Palladio”. Pas filmit “Velat e Bardha”, pritet një tjetër film i titulluar “Semafori”./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori