Filmi “Unë, ti dhe Kasandra”, konferenca – (8 Dhjetor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sot dolën në një konferencë për shtyp realizuesit e filmit “Unë, ti dhe Kasandra” me skenar të Ermira Gjatës dhe regji të Spartak Papadhimitrit, një bashkëpunim i Kalvin Multimedia dhe TV Klan, të cilët mundësuan realizimin e këtij filmi. Filmi ngre probleme sociale, të rinisë, të dashurisë, familjes dhe shoqërisë, që e bëjnë akoma më të prekshëm, problemin social.
Në qendër janë dy të rinj të dashuruar por zhgënjimi, lodhja i denigron në rrugë pa zgjidhje. Një bashkëpunim emocional i studentëve të Institutit të Lartë të Arteve ku secili aktor nxjerr në pah karakter më vete. Figurat e personazheve paraqesin kompleksitetin e momenteve që përjeton rinia e sotme.
Aktorja Ermira Gjata:- “Unë dua që nëpërmjet këtij filmi tu tregoj njerëzve të brezit tim që i shikojnë këta njerëz që marrin drogën, këta të rinj që marrin drogën, i shikojnë sikur janë në një planet tjetër. Dua tu tregoj atyre, tu hap sytë më shumë dhe tu them se këta njerëz ne i kemi shumë afër, i kemi mjaft të prekshëm, nuk i kemi kaq larg. Prandaj të hapim sytë dhe çfarë mund të bëjmë për t’i ndihmuar këta. Dhe nuk duhet t’i paragjykojmë dhe t’i shohim si njerëz imaxhine. Jo, këto janë të rinjtë tanë, janë fëmijët tanë që neve na takon t’i përkrahim”.
Gazetarja:- Turi është një qind për qind si skenari?
Aktori Artur Gorishti:- “Unë shikoj nga brenda këtij roli edhe të mirin edhe të keqin. Nuk mund të jetë një personazh. Ne shikojmë plot filma që ai të vret dhe qan. Ky i pëlqen filmat, ky imiton ndoshta, imiton filma të mëdhenj ky vetë si personazh imition aktorë të tjerë që janë të mbajtur krek, që janë të rregullt, që rrinë me celularë gjithë ditën, që ka njerëz rrotull që punojnë për të, dhe në fund të fundit edhe që do, do edhe një goce”./tvklan.al