Filmi “Wonder Woman” censurohet në botën arabe


Filmi “Wonder Woman” censurohet në botën arabe

17:10 20/06/2017

Filmi “Wonder Woman”, i dalë në fillim të këtij muaji, është pritur me kureshtje nga publiku amerikan dhe ai europian, por në botën arabe superheroina që lufton të keqen është ndaluar të shfaqet, duke shkaktuar mjaft polemika.

Shkak është bërë aktorja protagoniste e filmit, Gal Gadot, e cila është me origjinë nga Izraeli. Fillimisht filmi u ndalua në Liban, ku u ndërmor një fushatë në internet për anulimin e premierës.

Më pas “Wonder Woman” u ndalua edhe në Algjeri, Tunizi e Jordani. Aktorja dhe modelja 32-vjeçare, më herët ishte shprehur pro çlirimit të Gazas nga Hamasi, duke përshëndetur ushtarët izraelitë, ç’ka i kushtoi jo pak edhe në karrierën. Ish-mis Izraeli u bë e famshme në sagën Fast and Furious, ku interpretonte rolin e Zhizele.

Tv Klan

 






Të ngjashme