Filmimet nxjerrin bllof celulën e ISIS në Shkodër


Filmimet nxjerrin bllof celulën e ISIS në Shkodër

16:10 29/11/2016 https://youtu.be/sjEjaTdI-PM

Disa pamje filmike të Prokurorisë për Krimet e Rënda përgënjeshtrojnë deklaratat e katër anëtarëve të celulës së ISIS që u godit në Shkodër.

Bekim Protopapa, Ergys Faslia, Medat Hasani dhe Xhezair Fishti kanë mohuar njohjet me 18 të arrestuarit në Kosovë.

Por, burime nga grupi hetimor bënë të ditur për Tv Klan se disponojnë pamje filmike të një takimi që ata kanë zhvilluar në një xhami neë Prishtine me grupin e Kosovës.

Filmimet janë bërë nga agjentët e antiterrorit, që i kanë patur nën mbikëqyrje të dyshuarit për bashkëpunim me Shtetin Islamik.

Kjo xhami, sipas prokurorëve, është një nga me problematiket në Prishtinë pasi frekuentohet nga besimtarë radikalë.

Për takimin ka dhe për atë çfarë është diskutuar, ka përgjime telefonike dhe ambientale.

Pikërisht në këtë takim është përcaktuar edhe roli që do të kishte gjithsecili nga personat që do të merrnin pjesë në sulmin ndaj kombëtares izraelite të futbollit dhe tifozëve të saj në stadiumin e Shkodrës.

Për hetuesit udhëzimet për një sulm terrorist kanë mbërritur nga Siria, nga terroristi Lavdërim Muhaxheri.

Ky i fundit ka mbajtur lidhje me personat që kanë ngritur celulat në Prishtinë e Shkodër dhe me disa persona të tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Hetimet e prokurorisë zbuluan se fundi se Xhezair Fishti ka qenë pjesëmarrës në protestat e radikaleve islamike kundër rrëzimit të presidentit Mohamed Morsi në Egjipt dhe rezulton i arrestuar atje.

 

TV KLAN

 

 






Të ngjashme