Finale “në malore” për Vllazninë


Finale “në malore” për Vllazninë

19:08 02/05/2018

Një finale e gjitha në malore. Kështu mund të përkufizohen pesë javët e fundit të kampionatit për Vllazninë.

Pasi morën një trepikësh me Laçin, rezultatet e të gjitha ndeshjeve të tjera do të jenë jetike. Edhe një pikë do të thotë shumë për ta. Thuajse të ngujuar dhe larg mediave, futbollistët e Vllaznisë po përgatiten për të shkuar në Vlorë.

Përballja me Flamurtarin do të jetë e vështirë pasi vlonjatët bëjnë luftë në dy fronte. Shpresojnë një vend në Europë dhe kërkojnë të mos rrezojnë parakalimin nga skuadrat më poshtë në renditje. Më pas vjen Kamza që mbijetesën në superiore e ka kthyer në mision. Partizani do të jetë përballja e tretë nga fundi. Të kuqtë rrezikojnë të mos marrin pjesë në europë dhe në këtë mënyrë do të bëjnë maksimumin të marrin pikët e nevojshme.

Edhe me Kukësin skuadra e Ernest Gjokës do ta ketë të vështirë pasi kampionët në fuqi e treguan edhe në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut se nuk kanë ndër mend të lëshojnë. Vllaznia mund të shpresojë vetëm në javën e fundit kur të përballet me Skënderbeun. Korçarët do ta kenë siguruar titullin dhe me shumë mundësi do të lënë titullarët të pushojnë pas një sezoni të lodhshëm me angazhime në Superligë Kukës dhe kupat e Europës. Me gjasë edhe këtë sezon Vllaznia do të mësojë fatin e saj ashtu si edhe vjet ndaj Tiranës, vetëm në ndeshjen e Fundit.

 Tv Klan






Të ngjashme