Finalet e Ligës së Kombeve, Italia do të përballet sot me Spanjën


Finalet e Ligës së Kombeve, Italia do të përballet sot me Spanjën

16:56 06/10/2021

Dy trofe brenda 3 muajve. Ky është synimi i Roberto Mancini dhe pas titullit kampion europe kërkon Ligën e Kombeve.

Pengesa e parë është Spanja, por përfaqësuesja italiane favorizohet, pasi sot do të luajë në shtëpi, në stadiumin “San Siro”. Përballja e fundit ishte pikërisht në Europian në sfidën gjysmëfinale që u zgjidh pas goditjes së penalltive.

“Është një turne i rëndësishëm. Ne duam gjithmonë të fitojmë dhe jemi të vetëdijshëm që varet nga ne”.

Për Luis Enrique e Spanjës është një sfidë që të motivon.

“Uroj që të zhvillojmë një ndeshje të mrekullueshme ndaj kampionëve të Europës. Është një sfidë që të motivon ku më shumë fiton se sa humbet”.

Por jo të gjithë lojtarët e Italisë janë pritur mirë ose të paktën nga një pjesë e tifozëve pas largimit nga Milan. Një parrullë kundër Donnarumma është shfaqur te një urë pranë hotelit të përfaqësueses italiane.

Ndërkohë gjysmëfinalja do të luhet nesër mes Belgjikës dhe Francës në Torino. Sfida finale që do të dorëzohet edhe trofeu do të zhvillohet më 10 Tetor në Milano.

Tv Klan






Të ngjashme