Finalja e Champions e gjitha spanjolle


Finalja e Champions e gjitha spanjolle

18:02 05/05/2016

Finalja e Ligës së Kampioneve do të jetë e gjitha spanjolle, madje një derbi madrilen. Reali është finalisti tjetër dhe më 28 Maj në Milano do të luajë me Atleticon e Madridit. Skuadra e Zidane fitoi sfidën e kthimit me Manchester City-n me rezultatin 1 – 0.

Autogoli i Fernandos në pjesën e parë ishte përcaktues për këtë përballje. Takimi i parë ishte mbyllur në barazim pa gola. Cristiano Ronaldo e kaloi dëmtimin dhe ishte titullar, ndonëse jo në formën e tij më të mirë, ndërsa sulmuesi tjetër, Karim Benzema, nuk luajti për shkak të problemeve fizike.

Mediat shkruajnë një ditë më pas se Reali e meritoi kualifikimin duke luajtur më mirë sesa City, edhe pse shënoi vetëm një gol. Reali dhe Atletico do të luajnë një finale të Ligës së Kampionëve për herë të dytë.

Në vitin 2014 fitues u shpall Real Madridi që e fitoi ndeshjen vetëm pas pjesëve shtesë me rezultatin 4-1. Kjo është hera e 14-të që Reali luan në finalen e Kupës së Kampionëve dhe synon trofeun e 11-të.

Endrit Sauku, Tv Klan






Të ngjashme