Finalja e Euro 2016. Franca gjithmonë fituese, Portugalia humbëse


Finalja e Euro 2016. Franca gjithmonë fituese, Portugalia humbëse

12:15 08/07/2016

Franca dhe Portugalia do të takohen për herë të parë në një finale të Europianit. Përfaqësuesja portugeze ka shkuar vetëm një herë më parë në këtë pikë të aktivitetit, në 2004 duke e humbur atë, ndërsa ajo franceze është për herë të tretë, pas triumfeve në 1984 dhe 2000. Turneu në vitin 1984 u mbajt në Francë.

Të dy përfaqësueset janë ndeshur vazhdimisht madje edhe në fazën finale të Kampionatit Europian. Kjo ka ndodhur në Euro 1984 dhe Euro 2000. Në të dy rastet Franca ia ka dalë të eliminojë Portugalinë gjysmëfinale, por janë dashur pjesët shtesë. Didier Deschamps ishte kapiteni që udhëhoqi francezët drejt triumfit final në vitin 2000, ndërsa Fernando Santos nuk luajti asnjëherë me përfaqësuesen portugeze.

Tv Klan






Të ngjashme