Finalja e Euro 2016, Portugalia nuk mund Francën prej 41 vitesh
Portugalia dhe Franca përballen sonte në orën 21:00 në Stade de France ndeshjen për trofeun kontinental. Portugezët duan të harrojnë dështimin 12 viteve më parë ku u mundën nga Greqia, ndërsa francezët të përsërisin triumfin e 1984 dhe 2000.
Portugalia duhet të duhet të thyejë edhe një tabu, të mundë Francën pas 41 vitesh. Luzitanët janë të plotë në këtë sfidë, pasi është kthyer në stërvitje edhe Pepe. Ai mund të kthehet në qendër të mbrojtjes.
Natyrisht skuadra do të udhëhiqet si gjithmonë nga Cristiano Ronaldo. Didier Deschamps sipas mediave franceze pritet t’i besojë formacionit që ishte në fushë ndaj Gjermanisë me Giroud në krye të sulmit e mbështetur nga një mesfushë tepër krijuese. Kjo sfidë do të gjykohet nga anglezi Mark Clattenburg, i cili ishte edhe në finalen e Champions League.
Tv Klan