Finalja e Kupës se Shqipërisë
Sezoni i sivjetshëm futbollistik do të mbyllet me finalen e kupës së Shqipërisë. Në fushën e “Elbasan Arena” do të zbresin Skënderbeu dhe Tirana. Korçarët janë lënduar nga ndeshja me Kukësin, ku iu mohua mundësia për të garuar deri në takimin e fundit për titullin kampion, ndërsa Tirana, është e dërrmuar nga rënia nga Superliga.
Skuadra e Ilir Dajës kërkon trofeun si mundësinë për të dalë sërish në garat europiane. Tekniku ka ndërtuar formacion sulmues që të sigurojë sa më shpejt golin.
Tre sulmues Gavazaj Plaku dhe Latifi mendohet se do të hidhen në fushë që në minutën e parë. Pas tyre për ti ndihmuar me krosime do të jenë Muzaka dhe James, por edhe këta të dy e njohin mirë portën.
Orelesi është i vetëm para mbrojtjes që përbëhet nga Vangjeli, radas, jashanica dhe Mici. Në portë kapiteni Shehi
Në kampin bardheblu përgatitjet kanë vijuar me dyer të mbyllura. Mirel Josa ka punuar jo vetëm teknikisht dhe taktikisht por edhe nga ana psikologjike me futbollistët, për të lënë mënjanë vajtimin e kampionatit dhe përballimin e sfidës së fundit që ndoshta nuk justifikon sezonin por sjell një trofe dhe të ardhura të kënaqshme për klubin pas pjesëmarrjes në garat europiane.
Për bardheblutë një forcë e shtuar do të jenë tifozëria që do të jetë e pranishme në stadium si shenjë se nuk e kanë braktiSur përfundimisht ekipin.
Ndeshja do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e 220 forcave të policisë së Elbasanit të cilët janë angazhuar për mbarëvajtjen e takimit. Tifozët do t’i nënshtrohen kontrolleve të imtësishme si dhe në qytet do të kufizohet qarkullimi i mjeteve në segmentet pranë stadiumit.
Tv Klan