Finalja e vogël Itali-Belgjikë
Italia do të përballet me Belgjikën në finalen e vogël të Ligës së Kombeve në Torino në orën 15:00 të dielën. Ekipi i drejtuar nga Roberto Martinez që humbi në gjysmëfinale kundër Francës së Didier Deshampsit do të përballet me “të kaltrit” e Roberto Mançinit, që u mposht nga Spanja. “Djajtë e kuq” do të kenë mundësinë që të marrin hak, pasi u eliminuan në kampionatin europian nga Italia në çerekfinale.
Me humbjen e shkaktuar nga “Furia e kuqe” në Milano, Italia i dha fund ecurisë prej 37 ndeshjesh si të pamposhtur. Me Belgjikën, “të kaltrit’ nuk kanë humbur një takim me eliminim direkt që nga çerekfinalet e kampionatit Europian në vitin 1972.
Sfida e Torinos do të jetë e 24-ta në histori mes dy kombëtareve. Italia ka 15 fitore, kurse Belgjika ka vetëm 4, ndërsa 4 sfida kanë përfunduar në barazim. Triumfi i fundit i “Djajve të kuq” ndaj “të kaltërve” erdhi në nëntor të vitit 2015, ku fituan me rezultatin 3-1 në shtëpi.
Klan News